Skip to content

Luan Dino, mësues i përkushtuar dhe personalitet i spikatur i arsimit në Përmet, është ndarë nga jeta

Luan Dino, mësues i përkushtuar dhe personalitet i spikatur i arsimit në Përmet, është ndarë nga jeta në moshën 88 vjeçare. Zemra e tij pushoi së rrahuri dje, më 11 Shkurt 2026, duke lënë pas dhimbje e trishtim te familja, miqtë dhe kolegët e tij të shumtë.

Sot, intelektuali i madh, eruditi, poligloti, gjuhëtari dhe historiani i komunitetit egjiptian, Luan Dino është përcjellë për në banesën e fundit në varrezat e qytetit të Përmetit.

Lexo gjithashtu:  E FORTE! Alimehmeti do te garoje perballe Berishes per drejtimin e PD?

Ai i shërbeu për afro 35 vite me dashuri dhe profesionalizëm arsimit në rrethin e Përmetit, si mësues dhe drejtues i Drejtorisë Arsimore.

Gjithashtu, kontributi i tij në fushën e gjuhës shqipe ishte i çmuar, si delegat dhe firmëtar i Kongresit të Drejtshkrimit (1972), si dhe bashkëpunëtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë pranë Akademisë së Shkencave.

Lexo gjithashtu:  Dha dorèheqjen njeríu i afërt í Ramës

“Përmeti humbi një intelektual të rrallë, një mësues që la gjurmë në breza. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe komunitetit arsimor. U prehtë në paqe”, shkruan kryetarja e bashkisë, Alma Hoxha.

Profesor Luan Dino ka hulumtuar shumë dhe për historinë e etnisë egjiptiane dhe ka vërtetuar ekzistencën e këtij komuniteti me shekuj, në Shqipëri dhe në Ballkan. Kontributi i tij në marrjen e statusit të këtij minoriteti në vendin tonë ka qenë thelbësor.

Lexo gjithashtu:  Vendimi i papritur në shtëpinë e Big Brother, ndryshon procedura e televotimit për mbrëmjen e së shtunës.

Zemra e gjuhëtarit pushoi se rrahuri në Përmetin e trëndafilave, atje ku lindi, u rrit dhe u formua me dije, kulturë, moral e dinjitet. Te Luan Dino spikaste ndjenja e dashurisë, gjuha e ëmbël dhe urtësia, si filozofi pas së cilës profesori dinte të ndërtonte ura miqësie.

© Newsbomb.al

Published inNews