Skip to content

Deklarata e fortë e banorit, më thanë që produksioni do më nxirrte me zarf të zi para finales

Pas eliminimit mbrëmjen e së premtes nga ”Big Brother Kosova Vip 4”, këngëtari Labinot Rexha ka reaguar publikisht përmes një deklarate të fortë, duke ngritur dyshime mbi mënyrën e eliminimit të tij dhe duke pretenduar se produksioni kishte qëllim ta largonte para finales.

Përmes postimeve, ai ka ndarë mendimet e tij mbi televotimin, përkrahjen e publikut dhe informacione që thotë se i ka mësuar pas daljes nga shtëpia.

“E sollët zarfin e zi për Labin që ta stoponi popullin, mos me çu vota kinse do e heqim. U pa nga televotimi dëshira e madhe e produksionit për ta nxjerrë, pasi ishte hera e parë në histori që u bënë vetëm 5 vota nga një telefon dhe televotimi ishte Labi kokë më kokë me gjithë fansat e banorëve mrena dhe nuk mjaftoi kjo, edhe thirrja e opinionistëve që ta votojnë me dalë. Dhe prapë 48% me 52%. Gjysma e popullit është me të vërtetën edhe pse i kishim kundër të gjithëve”.

Lexo gjithashtu:  E fundit! Deputetja e zbulon vetë! I del fotoja sic e ka bërë nëna! (Video)

Ai theksoi se diferenca në televotim ishte shumë e ngushtë dhe se përkrahja e publikut për të ishte e madhe, pavarësisht rrethanave që, sipas tij, ishin kundër tij.

Lexo gjithashtu:  I fundit! Moti i keq ben namin, rrufeja godet ne mes te personave, te pakten 30 te plagosur, 8 persona… (VIDEO)

Në një deklaratë tjetër, Rexha pretendon se pas daljes nga shtëpia ka mësuar informacione të reja që, sipas tij, konfirmojnë dyshimet për eliminimin e tij të planifikuar: “Pas daljes nga shtëpia mora vesh shumë gjëra të ndryshme dhe fjalë të cilat po tregojnë të vërtetën.

Lexo gjithashtu:  Gjykata merr vendimin për Ilir Metën

Dolen fjalët e Limit që i tha Olsa: duhet me nxjerr Labi me zarf të zi para finales sepse na e merr fitoren se ka vota. Limi, para se të futet në Big, e ka takuar Olsen dhe pas takimit na ka njoftuar me telefon atë ditë që mos u lodhni kot, se Olsa ka me nxjerr me zarf të zi para finales”.

Published inNews