Skip to content

SPAK kërkon të arrestojë Belinda Ballukun, zbulohet data kur

Në datën 23 shkurt në orën 10:00 do të mblidhet Këshilli i Mandateve për imunitetin e Belinda Ballukut, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme.

Anëtarët e Këshillit mblidhen pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e qeverisë për pezullimin e masës së GJKKO që shkarkoi nga funksionet publike, zv/kryeministren Belinda Balluku.

Mbetet për t’u parë nëse Këshilli i Mandateve drejtuar nga Niko Peleshi do të marrë në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.

Lexo gjithashtu:  Fatos Nano u nda nga jeta! Ja veprimi qe beri ish gruaja Rexhina para se ai te vdiste ne sy te Xhoanes!

Kujtojmë që sot kreu i qeverisë u shpreh se Belinda Balluku i ka paraqitur tre herë dorëheqjen, ndërsa theksoi se ndryshimet ligjore në kod nuk kanë lidhje me rastin e Belinda Ballukut.

Lexo gjithashtu:  Belinda do emërojë si 'koken' e KPP-së të besuarën e vet, të dyja janë..

Kryeministri deklaroi se Parlamenti do të shprehet për imunitetin e Belinda Ballukut dhe më pas pas do të votohen ndryshimet ligjore.

“Rasti konkret është një proces në Kuvendin e Shqipërisë dhe do trajtohet me përgjegjësinë që ne kemi si shumicë qeverisëse. Kush i lidh këto të dyja edhe në aspektin kohor, nëse nuk gaboj në llogarinë e kohës, parlamenti do të shprehet më para për imunitetin dhe më pas do të shkojë në votë ky ndryshim. Kështu që nuk ka lidhje me rastin konkret”, tha sot Rama ku u prezantua nisma per ndryshimet ligjore.

Lexo gjithashtu:  E PAPRITUR! Pak ore para nisjes se BIG BROTHER, Arbana Osmani habit: Une ne Top Channel...
Published inNews