Një incident i rëndë ka ndodhur në një autobus në Netanya, në Izraelin qendror, ku një 13-vjeçar i ka vënë flakën flokëve të një gruaje 60-vjeçare.
Ngjarja është kapur nga kamerat e sigurisë brenda autobusit. Në pamje shihet i mituri duke qëndruar në këmbë në korridor dhe duke iu afruar gruas, e cila ishte ulur pranë tij, me një çakmak në dorë. Ai i vë flakën flokëve të saj dhe më pas bën sikur habitet teksa zjarri përhapet në kokën e saj.
Menjëherë pas incidentit, një pasagjer ndërhyri me shpejtësi dhe arriti të ndihmojë në shuarjen e flakëve.
I mituri u arrestua menjëherë nga policia. Sot ai doli para gjykatës, e cila vendosi masën e paraburgimit për të paktën edhe tre ditë.
