Skip to content

Rèshje shîu întensîve gjátë 24 orëve, IGJEUM páralájmëròn: Ja qárqet mè të rrèzîkuara

Intensiteti i reshjeve në orët në vijim do të vijë duke u shtuar, sidomos të Premten. Reshjet do të jenë të fokusuara kryesisht në veri dhe jug të vendit.

Instituti i Gjeoshkencave ka ngritur alarmin portokalli, për pesë qarqe, Shkodër, Lezhë, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër.

Në këto qarqe parashikohet se në 24 orët në vijim për shkak të shtrëngatave dhe intensitetit të lartë të reshjeve që pritet të arrijë deri në 90 mm shi, mund të krijohen probleme të ndryshme, si rrëshqitje të dherave dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, kjo në varësi të sistemit të kanalizimeve të këtyre qarqeve.

Lexo gjithashtu:  PAMJE APOKALIPTIKE- Stuhi e fuqishme në vend, vjen paralajmerimi i forte per...(Video)

Edhe qarqet e tjera do të kenë reshje shiu, por do të jenë në nivel mesatar.

Edhe në lumenjtë Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë pritet gjithashtu rritje e prurjeve, të cilat mund të shkaktojnë probleme lokale të përmbytjeve.

Lexo gjithashtu:  Pákîstán, nîsîn sùlmet ajròre kùndèr mîlîtántève me bázë në Afgánîstán

Në Veri, Lindje dhe Juglindje të vendit, në lartësitë mbi 1000 m nga niveli i detit, reshjet pritet të jenë në formë dëbore.

Lexo gjithashtu:  34 vjecarja vr*tet nga partneri i saj, goditet 18 herë me th*kë

Ndërkohë që temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, duke shënuar vlera minimale 2 gradë dhe maksimale 15 gradë celsius.

Published inNews