Skip to content

Skándál me sùplemèntet që shîten në TV shqîptáre, zbùlohèn mbi 10 mîjë pròdùkte të skáduára

Policia e Tiranës ka zbuluar në magazinën e firmës “Limited Charm” mbi 10 mijë suplemente ushqimore e bimore të skaduara dhe ka shpallur në kërkim administratori me origjinë nga Bosnjë dhe Hercegovina.

Polica bën me dije se në kërkim është shtetasi Jasmin Trebo, nddërkohë kanë nisur hetimet edhe për 2 punonjës të magazinës, shtetasit me iniciale J. G., 30 vjeç dhe M. Ç., 26 vjeç.

Nga kontrolli i ushtruar në ambientet e subjektit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare gjetën dhe sekuestruan aty, mbi 10 000 suplemente ushqimore dhe bimore të skaduara, pa pullën e Agjencisë së Barnave dhe pa atë të Ministrisë se Financave, si dhe pa etiketa në gjuhën shqipe.

Lexo gjithashtu:  Javë e zezë për “Shein”, “AliExpress” dhe “Temu”/ Ja çfarë do të ndodhë

Njoftimi i policisë

Tiranë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe Prokuroria, operacioni i koduar “Audienca”.

Zbulohet se në një magazinë në Tiranë, mbaheshin për llogari të një subjekti me aktivitet ndërkombëtar në fushën e reklamimit dixhital, suplemente të skaduara dhe të kontrabanduara.

Sekuestrohen mbi 10 000 suplemente ushqimore dhe bimore.

Shpallet në kërkim administratori i subjektit (shtetas nga Bosnja dhe Hercegovina), si dhe procedohen penalisht 2 punonjës.

Pas një hetimi me metoda proaktive, kryer në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për të dokumentuar paligjshmëritë që kryheshin në magazinën në kryeqytet, të një subjekti me aktivitet ndërkombëtar në fushën e reklamimit dixhital, u finalizua operacioni i koduar “Audienca”.

Lexo gjithashtu:  'Vrave' Fatos Nanon, ia more vendin, Edi Rama s'e lë Sokol Ballën të bëjë pyetjen: Kush është i riu qe do 'vrasë' Ramën

Nga kontrolli i ushtruar në ambientet e subjektit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare gjetën dhe sekuestruan aty, mbi 10 000 suplemente ushqimore dhe bimore të skaduara, pa pullën e Agjencisë së Barnave dhe pa atë të Ministrisë se Financave, si dhe pa etiketa në gjuhën shqipe.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u shpall në kërkim administratori i subjektit, shtetasi nga Bosnja dhe Hercegovina, J. T., 53 vjeç, si dhe u proceduan penalisht punonjësit që ishin në ambientet e subjektit, shtetasit J. G., 30 vjeç dhe M. Ç., 26 vjeç.

Lexo gjithashtu:  Babai v ret djalin e tij – Emrat

Punohet për kapjen e 53-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”.

Published inNews