Skip to content

Pèrjáshtòhet Krîstî, shpèrthèn ish bánori ndáj pròdùksîonît

Përjashtimi i papritur i Kristit nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania” ka shkaktuar një valë reagimesh, por ai që ka tërhequr më shumë vëmendje është “shpërthimi” i ish-banorit të këtij sezoni, këngëtarit Erik Lloshi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Eriku nuk i ka kursyer “kunjat” dhe akuzat e forta drejt produksionit, duke vënë në dukje atë që ai e konsideron si një padrejtësi dhe pabarazi të madhe në vlerësimin e artistëve.

Lexo gjithashtu:  PLAS GRUSHTI NE BBVIP? Nuk 'tolerohet' më, pritet vendimi i produksionit për...

Ndërsa ka ripostuar njoftimin zyrtar të përjashtimit të Kristit, Eriku e ka nisur reagimin me një ironi: “A thua përfundimisht??”.

Më pas, ai ka zbrazur dufin për faktin se Kristit iu dha hapësirë absolute të promovonte këngën e tij, madje duke arritur të realizonte edhe një projekt të dytë brenda mureve të shtëpisë.

Lexo gjithashtu:  Flamur Noka i tha ‘ Ik ore nga ketu se nuk behet Shqiperia’! E nxorri jashte nga mbledhja, zbulohet kush eshte gruaja, mbesa e njeriut te madh shqiptar

Nga ana tjetër, sipas Erikut, këngët e tij jo vetëm që nuk u promovuan në spektaklet “Prime”, por as nuk u vendosën si sfond muzikor gjatë ditës në shtëpi.

“Në rregull është Kristi, një bajame tjetër e bëri. Ne që kemi nga 20 vjet skenave dhe i rritur në Top Channel, as këngën te shtëpia s’e vënë, se për ta prezantuar në Prime s’bëhet fjalë,” – ka shkruar Eriku i revoltuar.

Lexo gjithashtu:  HOROSKOPI nga astrologu i famshem për nesër, 12 shkurt 2026, për cdo shenje

Ky reagim tregon një zhgënjim të thellë të këngëtarit, i cili ndihet i anashkaluar pavarësisht karrierës së tij 20-vjeçare, përballë hapësirës që produksioni u ofron personazheve që sapo kanë nisur të eksperimentojnë me muzikën.

Published inNews