Skip to content

Tîranè, i rîu hîdhèt nga ura e Bábrròit dhe ndèrròn jètë

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një person i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ura e Babrroit.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar dhe ai është shtetasi me iniciale D. K, rreth 42 vjeç.

Lexo gjithashtu:  Projekti në Zvërnec, KE: Punimet janë pezulluar, pritet te behet një vlerësim i ndikimit në mjedis

42-vjeçari, sipas policisë është vetëhedhur nga ura e Babrroit dhe ka rënë në rrugën e Unazës Lindore, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, të cilat po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Lexo gjithashtu:  Big Brother ndizet me historinë e tr*dhtisë! Ina flet për raportin me Keijsin dhe zbardh sekretet: U puthëm kur…

Kamëz/Informacion paraprak

Rreth orës 11:40, shtetasi D. K, rreth 42 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura e Babrroit dhe ka rënë në rrugën e Unazës Lindore. Si pasojë, ai ka humbur jetën.

Lexo gjithashtu:  Kristi mund te skualifikohet nga gara? Zbulohet çfarë pritet të ndodhë (Video)

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

ne perditesim…

Published inNews