Gratë që bëjnë rrallë seks jo vetëm që mund të vuajnë nga tensioni, por ato mund edhe të vdesin më herët:
Nje studim i ri tregon se gratë midis moshës 20 dhe 59 vjeç që bënin seks më pak se një herë në javë,
kishin një probabilitet 70 për qind më të lartë për të vdekur nga çfarëdo shkaku brenda pesë viteve në krahasim me gratë që bënin seks më shumë se një herë në javë.
Studimi përfshiu gjithashtu një grup mostër meshkujsh, por studiuesit thanë për DailyMail.com se “marrëdhënia nuk u gjet te meshkujt”.
Autorët e studimit, studiues mjekësorë në Universitetin Walden në Pensilvani, përdorën një bazë të dhënash gjigante nga Qendrat e SHBA për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) për studimin e ri.
Të dhënat e sondazhit kombëtar duke përfshirë informacionin mbi depresionin, obezitetin, përkatësinë etnike dhe raportet e aktivitetit seksual nga 14,542 burra dhe gra u grumbulluan për këtë analizë.
