Skip to content

Hárròjeni Shkùrtîn! Párálájmëron mèteòròlogîa: Nùk do ta bèsòni, pas 7 ditèsh do ndòdhè námî

Prej fillimit të këtij muaji, vendi ynë është përfshirë nga reshje të vazhdueshme shiu, ndërsa sipas parashikimeve, kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të vijojnë edhe gjatë javëve në vijim.

“Edhe për këtë vit, shkurti rezulton me temperatura mbi mesataren shumëvjeçare. Reshjet do t’i kemi prezente gjatë kësaj jave. Për ditën e sotme dhe të nesërme do të kemi reshje mesatare deri në intensive në qarqet: Shkodër, Dibër, Lezhë, Durrrës, Tiranë, Vlorë, Gjirokastët dhe Elbasan”, tha Gjoni.
Sipas saj, dita e mërkurë do të sjellë një ndërprerje të përkohshme të reshjeve dhe rënie të temperaturave, por situata do të ndryshojë sërish në vijim të javës.

“Dita e mërkurë do të sjellë ndërprerjen e reshjeve dhe uljen e temperaturave. Përgjatë këtyre gjatë këtyre dy ditëve në lartësitë 600 m mbi nivelin e detit do të kemi reshje dëbore në Alpe dhe në lindje.

Lexo gjithashtu:  Perplasje e forte ne lokal, mbeten viktima 3 persona dhe plagosen disa te tjere

E enjtja rikthen reshjet në të gjitha qarqet. Edhe java e fundit të reshjeve do të mbyllet kështu. Do të jetë muaji mars ai që do të sjellë ndërprerjen e reshjeve dhe ajo qe konsiderohet si nje lajm nam eshte rikthimi i diellit”, theksoi Gjoni.

Lexo gjithashtu:  Konflikt i madh mes banoreve edhe pse loja e Big Brother ka mbaruar

Sa i përket temperaturave për ditën e nesërme, ato parashikohen 9–10 gradë Celsius në zonat bregdetare, 6–9 gradë Celsius në zonat e ulëta dhe -1 deri në 4 gradë Celsius në zonat malore.

Lexo gjithashtu:  Nuk ndalet Paolo Fox: Këto shenja kanë më shumë mundësi për të bërë lekë

Ndërkohë, të mërkurën në zonat malore temperaturat minimale pritet të zbresin deri në -5 gradë Celsius, çka sipas Gjonit do të sjellë prezencë ngricash në rrugë. Për këtë arsye, drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes.

Published inNews