Skip to content

Mateo u shqetesua nga kënga e Dr.Florit dhe donte të hiqej? Reagon Landi i famshem

Deklarata e Mateos brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, ku i kërkoi produksionit të ndalte këngën e artistit të ndjerë Dr. Flori, nuk ka kaluar pa u vënë re nga miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij.

Së fundmi, ka qenë Roland Hysi, anëtari i njohur i grupit “West Side Family”, i cili ka reaguar publikisht lidhur me këtë situatë.

Lexo gjithashtu:  E fundit! Aksidentohet me makinë këngëtarja e famshme shqiptare, zbulohen detajet e rënda (foto)

Përmes një postimi në Instastory, Landi ka ndarë pikërisht momentin kur Mateo shfaqet i bezdisur nga muzika në sfond dhe i kërkon “Vëllait të Madh” ta heqë.

Kënga që po luhej në atë moment ishte hiti “Do të vij të dielën”, bashkëpunimi i njohur i Ermal Mamaqit dhe Dr. Florit, një projekt që mbart shumë nostalgji dhe kujtime për publikun.

Lexo gjithashtu:  Sdo ta besoni dot! Ja kush shenja do pasurohet pas 24 janarit

Ajo që ka tërhequr vëmendjen dhe ka hapur një diskutim të ri në rrjet është mbishkrimi që Landi ka zgjedhur të vendosë mbi këtë video.

Lexo gjithashtu:  Temperaturat priten të arrijnë deri në…/ Ja si parashikohet moti për ditën e nesërme

Me pyetjen e drejtpërdrejtë “Rastësi apo me qëllim?”, ai ka ngritur dyshime të forta nëse reagimi i Mateos ishte thjesht një bezdi rrethanore apo një veprim i paramenduar.

Published inNews