Skip to content

Vendimi i GJKКО е lа në burg, Ilir Меtа rеkurs në Gjykatën е Lаrtë

Kërkesa e ish presidentit për lirim nga qelia është rrëzuar edhe më parë nga të tria shkallët e gjyqësorit që kanë vendosur ta lënë në burg.

Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs kundër vendimit të Apelit të Gjykatës së Posaçme, i cili la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Lexo gjithashtu:  Kush e tradhtoi Ervin Maten? Del emri i ortakut qe u dorezua ne polici pas nderhyrjes se…(EMRI +FOTO)

Në kërkesën e tij, kreu i Partisë së Lirisë kundërshton qëndrimin në paraburgim dhe kërkon zbutjen e masës. Ai argumenton se nuk plotësohen kushtet ligjore për mbajtjen e tij në qeli dhe e konsideron masën të pajustifikuar dhe joproporcionale në raport me rrethanat e çështjes.

Lexo gjithashtu:  Nga Shpat Kasapi te Sokol Olldashi, Dr. Flori e deri te tërmeti, cila eshte rastësia e frikshme për shqiptarët

Kërkesa e ish presidentit për lirim nga qelia është rrëzuar edhe më parë nga të tria shkallët e gjyqësorit që kanë vendosur ta lënë në burg.

Kreu i Partisë së Lirisë i është drejtuar edhe Gjykatës Kushtetuese, duke pretenduar se vendimet e tre shkallëve të gjyqësorit që kanë lënë në fuqi masën e arrestit janë antikushtetuese dhe cenojnë Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Lexo gjithashtu:  HOROSKOPI! Dy shenjat me fatlume, PARAJA do i ndjeke deri ne fund te 2025

Ilir Meta ndodhet në qeli prej tetorit 2024, dhe akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, në bashkëpunim, së bashku me ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, dhe 3 të tjerë.

Published inNews