Skip to content

Sherr në “Big Brоthеr VIР”: Rоgеrti рërрlаsеt në distаncë mе Lеdiоnin, jа ç’ndоdhi(VIDЕО)

Pas njoftimit për eliminimin e Livias nga shtëpia e “Big Brother VIP”, situata është tensionuar ndjeshëm nga Rogerti, i cili ka reaguar me shumë ashpërsi ndaj formatit dhe drejtuesit të emisionit, Ledion Liço.

Teksa ecte nëpër korridoret e shtëpisë dhe drejtohej për në dhomën e ndenjes i rrethuar nga banorët e tjerë, ai ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij duke hedhur akuza se në atë shtëpi mbijeton vetëm ai që “fle gjumë”.

Lexo gjithashtu:  Kush ishte 17 vjeçari nga Tirana që pasi u plagos, shokët tentuan ta

Ai pretendoi hapur se kishte të tjerë banorë që duhej të linin shtëpinë përpara Livias.

Në ekran, moderatori Ledion Liço u shfaq duke e dëgjuar në heshtje dhe pa bërë asnjë koment, teksa Rogerti i drejtohej atij me tone të larta.

Kjo është deklarata e plotë e shpërthimit të Rogertit:

“U dashka me fjet gjumë mo Ledion! Më mirë po flejmë gjumë deri në orën 5, edhe s’po merrem as fare as me debate, as me asnjë gjë. A kupton? Se këtu vëlla ka të tjerë që duhet të dalin para Livias, por ky është sistemi. Se çfarë sistemi është krijuar këtu vëlla nuk e kuptoj. Por megjithatë këtu do jemi e do ta shohim edhe si funksionon kjo gjë, se po na testoni në limite total si njerëz. Këtu mo shoku jem, këtu mo shoku jem u dashka me fjet gjumë mo vëllai jem, edhe mirupafshim!”

Lexo gjithashtu:  E rëndë! Mjet me bombe në ndërtesë! Televizioni njohur fik transmetimin live, evakuohet stafi

KLIKO KETU PER TE PARE VIDEON

Gjatë gjithë fjalimit të tij të tensionuar, ai përdori xheste të forta me duar, duke treguar qartë acarimin maksimal me këtë vendim që solli largimin e banores.

Lexo gjithashtu:  Altin Dumani befason tifozet! Bashke me gruan e tij bejne veprimin e papritur (Pamjet)
Published inNews