Skip to content

Aksident i keq te “Elbasan Arena”, makina luksore përplaset me motorin, shume te plagosur

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Elbasanit, në afërsi të stadiumit të qytetit.

Burime për mediat bëjnë me dije se një automjet tip “Mercedes Benz”, është përplasur me një motomjet. Si pasojë ka persona të plagosur, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Aksident i rëndë te “Elbasan Arena”, “Benz-i”

Pamje nga vendi i ngjarjes

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë parakalimi i gabuar, megjithatë rrethanat e plota pritet të sqarohen në vijim. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Lexo gjithashtu:  Sherri Rama-Spiropali, ‘thyhet’ heshtja, socialistët nxjerrin detajet e padëgjuara më parë
Published inNews