Skip to content

E forte! Sali Berisha do largimin me shume protestues, Edi Rama i bën përgjigjen që befason

Tensionet politike në kryeqytet janë rritur ndjeshëm, teksa mijëra mbështetës të opozitës dolën në protestë duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë marshimit në Tiranë nuk munguan incidentet. Një pjesë e protestuesve hodhën molotovë dhe dogjën kazanë mbeturinash, duke shkaktuar përplasje dhe tension në disa zona të qytetit.

Lexo gjithashtu:  Vazhdon të jetë kryetar Bashkie, Erion Veliajt i ndodh e ‘papritur’ në burg

Në kulmin e zhvillimeve, Edi Rama reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale. Kryeministri publikoi pamje nga situata në Iran, duke e vendosur në kontrast me atë që po ndodhte në Tiranë.

Lexo gjithashtu:  Rama i ka kerkuar dorëheqjen Ballukut? Ja si zv.kryeministrja i bëri “gropën” Behgjet Pacollit dhe e futi…

Me një mesazh ironik, Rama shkroi:
“Shqipëria me botën e lirë kundër mullahëve të Teheranit, opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës.”

Reagimi i tij erdhi në një moment kur protesta, e nisur para Kryeministrisë, ishte shoqëruar me tensione dhe ndërhyrje të forcave të rendit.

Lexo gjithashtu:  E FUNDIT! Miratohet ndihma ekonomike, perfitojne 253 familje

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa përplasja politike mes mazhorancës dhe opozitës po zhvendoset nga sheshi edhe në rrjetet sociale, me deklarata të forta nga të dyja palët.

Published inNews