Skip to content

Çfarë ndodhi tek Bigu? Zarf në shtëpi, produksioni jep lajmërimin

Mbrëmjen e sotme ka hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, një zarf i bardhë, ku banorët njoftohen për rikthimin e dasmës.

Ndryshe nga herët e tjera, këtë vit ka disa ndryshime. Çiftin do t’a zgjedhë publiku nesër përmes një televotimi.

Lexo gjithashtu:  Paloka tregon vendim që mori PD: Nuk do të shkojmë në…

Banorët që vendosin të bëhen çift për këtë dasmë, publiku nesër ka të drejtë të zgjedhë se kush të bëjë rolin e nuses dhe dhëndrit.

“Banorë, siç e do tradita e Big Brother VIP rikthehet dasma. Por, ndryshe nga herët e tjera, këtë vit, dyshen që do të martohet do ta zgjedhë publiku përmes një televotimi që do të hapet nesër. Kujdes, në këtë televotim nuk do të përfshiheni të gjithë, por vetëm ata që vendosin bashkarisht si dyshe, duke vendosur emrat në vazon që ndodhet në shtëpi.

Lexo gjithashtu:  E rende, vetëhidhen nga lartësia dy adoleshente, dyshimet e frikshme se shkaku ishte...

Vetëm dyshet që bien dakord për të shkruar emrat do të bëhen pjesë e televotimit. Keni 60 minuta kohë për të vendosur me njëri-tjetrin”, shkruhej në zarfin e bardhë.

Lexo gjithashtu:  Leku i madh po vjen! Muaji nis fuqishem per keto shenja
Published inNews