Skip to content

Alarmante në Vlorë! Pak pas mesnate mbulohen nga flakët dy automjete

Dy automjete janë përfshirë nga flakët rreth orës 01:00 pas mesnate në zonën e Skelës në Vlorë. Banorët e lagjes kanë konstatuar zjarrin në një automjet tip foristradë Mercedes, i cili kishte marrë flakë në pjesën e përparme, në zonën e motorit.

Lexo gjithashtu:  Trondit gazetari! Atentati ne Rinas ka kushtuar 2 milione euro! Roli i deputetit te PS, dhe kush mund te jene komandot qites

Bazuar në informacionet paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë përfshirë edhe një automjet tjetër tip BMW, i cili ndodhej i parkuar pranë mjetit.

Lexo gjithashtu:  Mjeket japin ALARMIN: Kujdes me kete ilac, ju ‘shkrin’ muskujt dhe kockat

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakeve. Megjithatë, të dy mjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Po ashtu edhe policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë, si edhe ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve përreth.

Lexo gjithashtu:  Humb jeten shqiptari hero, greket bejne veprimin e forte qe askush nuk e priste

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Published inNews