Skip to content

Dyshohet se u mori jeten te moshuarve gjatë kohës që po i transportonte për spital, vnën hetim shoferi i ambulancës

Një shofer ambulance është nën hetim nga Prokuroria e Forlì-t, pasi dyshohet se gjatë rrugës, teksa po transferonte pacientët për në spital, i ka helmuar ata me substanca të dëmshme.

Pesë të moshuar kanë ndërruar jetë si pasojë e atakut kardiak: njëri gjatë rrugës për në spital, ndërsa katër të tjerë në ditët që pasuan.

Lexo gjithashtu:  Nuk i vajtën dot në varrim! Halla e Genardit zbulon detajet e dhimbshme

Autoritetet po shqyrtojnë edhe raste të tjera, duke ngritur dyshime se numri i viktimave mund të shtohet dhe hetimi të zgjerohet.

27-vjeçari, i cili punonte për Kryqin e Kuq Italian, nuk është arrestuar ende, por është pezulluar nga detyra. Hetimi nisi pas kërkesës së familjes së një prej viktimave për autopsi, ku lindën dyshimet.

Lexo gjithashtu:  Situate e ndere ne BBVA, Kristi gj*uan me shishe uji Rogertin, banori bërtet fort

“Mësuam nga avokatët tanë për këtë hetim lidhur me vdekjen e nënës sonë. Jemi të tronditur. Është një gjë e rëndë për t’u pranuar. Kemi besim të plotë në Prokurorinë e Forlì-t dhe në punën që po bëjnë. Do të jemi aty deri në fund për të kuptuar vërtet se çfarë ndodhi dhe pse. Ne thjesht duam të vërtetën”, komentoi djali i një gruaje të moshuar që vdiq në nëntor 2025.

Lexo gjithashtu:  E rëndë në Fier/ 40-vjeçari gjendet pa jete në banesë, dyshohet se.. (Emri)
Published inNews