Skip to content

Deklarate e forte nga presidenti i SHBA: Pas Iranit, radhën e ka Kuba

Presidenti i Shteteve të Bashkuara tha se Kuba po përjeton një krizë të thellë ekonomike dhe se ndryshimet politike në ishull është e mundur të ndodhin në një të ardhme të afërt.

Donald Trump për Politico nënvizoi se administrata amerikane ka shtuar presionin ndaj Kubës, përfshirë shtrëngimin e sanksioneve dhe kufizimeve në furnizimet me burime energjetike.

Lexo gjithashtu:  Qeveria merr vendimin, rriten pagat e gjithe mesuesve, ja sa do shkojne nga janari

Faktori kyç, sipas tij, ka qenë kriza ekonomike, e përkeqësuar nga ndalimi i furnizimeve me naftë nga Venezuela, duke shkaktuar probleme serioze me karburantin dhe energjinë në vend.

Lexo gjithashtu:  Moti - Sinoptikania zbulon çfarë pritet 5 ditët në vijim…

Ai gjithashtu theksoi se “regjimi armiqësor në Kubë nuk do të zgjasë shumë”.

“Kuba gjithashtu do të bie. Ne i ndaluam tërë naftën, tërë paratë, apo, me fjalë të tjera, i ndaluam të gjitha furnizimet që vinin nga Venezuela, e cila ishte burimi i vetëm. Dhe ata duan të negociojnë”, tha ai.

Lexo gjithashtu:  Atentati i papritur - Vritet brutalisht zyrtari i lartë

Lideri amerikan gjithashtu konfirmoi se Shtetet e Bashkuara janë në kontakt me udhëheqjen komuniste të Kubës, ndërsa paqëndrueshmëria në ishull po intensifikohet pas kapjes së liderit venezuelas, Nicolas Maduro.

Published inNews