Skip to content

Kërkoi te lirohet, Ilir Meta heq dorë nga ankimimi në Apelin e GJKKO

Ilir Meta, eshte deklaruar se ka vendosur të heqë dorë nga ankimi në Apelin e Posaçëm, ku kishte kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Avokati i tij mbrojtjes, Kujtim Çekrezi tha se vendimi për të tërhequr ankimin u mor pas shqyrtimit të mundësive ligjore.

Lexo gjithashtu:  EKSKLUZIVE - Zbulohet kush eshte biznesmeni milioner i vrare ne Elbasan, e shkuara dhe bizneset e fuqishme te tij

Me këtë vendim, procedura në Apelin e Posaçëm nuk do të vijojë, duke mbetur në fuqi masa e vendosur më parë ndaj presidentit të Partisë së Lirisë.

Lexo gjithashtu:  Çifti kishin konflikte të vazhdueshme! 40-vjeçarja jetonte te e ëma por u rikthye për festa

Meta po hetohet për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë, përfshirë përfitime të dyshuara nga kontrata publike dhe lobime jashtë vendit. Hetimi i SPAK ka dërguar ish-presidentin në qeli, ndërsa procesi gjyqësor ndaj tij dhe bashkëpandehurve vijon.

Lexo gjithashtu:  Ndryshon gjithcka! Njoftim me rendesi për pronarët e makinave, tani e mbrapa do

Në të njëjtin proces gjyqësor, ish‑bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi po hetohet gjithashtu nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Ajo është lënë me masë sigurie “detyrim paraqitjeje”.

Published inNews