Skip to content

RRITEN TENSIONET! Raportohen shpërthime me dronë në rajonin e

Situata në rajon vijon të përshkallëzohet, ndërsa raportohet se dronë iranianë kanë rënë në rajonin e Nakhiçevanit në Azerbajxhan.

Sipas mediave lokale, një nga objektivat e goditur dyshohet të jetë aeroporti i këtij rajoni autonom, duke shkaktuar alarm dhe duke rritur tensionet në zonë.

Lexo gjithashtu:  Vjen lajmi i rende nga Kryeministri i ketij vendi

Nakhiçevani është një rajon strategjik i Azerbajxhanit, i ndarë nga pjesa tjetër e vendit dhe i vendosur pranë kufijve me Iranin, Turqinë dhe Armeninë. Sulmi i raportuar konsiderohet si një zhvillim i rëndësishëm që mund të zgjerojë më tej hartën e vendeve të përfshira nga sulmet e lidhura me konfliktin në Lindjen e Mesme.

Lexo gjithashtu:  Çfarë po ndodh në PS? Gazetarja zbulon prapaskenat

Deri në këto momente nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet për dëme apo viktima, ndërsa situata në rajon po monitorohet nga forcat e sigurisë.

Lexo gjithashtu:  I fundit! Qeveria merr vendimin e bujshëm per festa!

Sulmi i raportuar në Nakhiçevan vjen në një kohë kur tensionet mes Iranit, Izraelit dhe aleatëve të tyre janë përshkallëzuar ndjeshëm, duke rritur frikën për përhapjen e konfliktit edhe në rajone të tjera.

Published inNews