Skip to content

Aksident i rëndë në Berat, motorri del nga rruga; humb jetën 40-vjeçari

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Berat–Rroshnik, në fshatin Duhanas.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një motorr i drejtuar nga Sajmir Rripi, 40 vjeç, ka dalë nga rruga teksa po udhëtonte nga Duhanasi në drejtim të qytetit të Beratit. Motomjeti ka rënë në kanalin kullues anës saj, duke shkaktuar një aksident fatal.

Lexo gjithashtu:  Vjen nje LAJM i FORTE per Euron! Nuk do e Besoni Cpo Ndodh me Dollarin

Si pasojë e përplasjes së fortë, 40-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

Menjëherë pas aksidentit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e policisë rrugore, të cilët po kryejnë veprimet procedurale dhe këqyrjen e zonës për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Lexo gjithashtu:  E fundit! Plgoset për Krishtlindje biznesmeni i njohur shqiptar

Ndërkohë, trupi i pajetë i viktimës është transportuar drejt Morgut të Spitalit Rajonal të Beratit, ku pritet t’i nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore.

“Rreth orës 18:30, në aksin rrugor dytësor Berat–Roshnik, në fshatin Duhanas, shtetasi S. R., 40 vjeç, banues në Duhanas, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në kanalin kullues anës saj.

Lexo gjithashtu:  Prej 20 ditësh i zhdukur, vjen lajmi i papritur per Jurgen Karajn...

Si pasojë e përplasjes 40-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe për pasojë ka ndërruar jetë”, njoftoi policia.

Published inNews