Skip to content

Bashkëshortja e Mirit kritika Ledionit dhe Arbër Hajdarit (Foto)

Pas reagimit të parë ku e quajti “marrëzi” situatën e krijuar me Selinën, bashkëshortja e Mirit ka bërë një tjetër lëvizje të fortë në rrjetet sociale.

Këtë herë, ajo ka shënjestruar drejtpërdrejt produksionin e “Big Brother VIP Albania”, duke hapur një “luftë” virtuale me moderatorin Ledion Liço dhe opinionistët e formatit.

Në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka rishpërndarë një postim ku hidhen akuza të ashpra ndaj studios për mungesë paanshmërie në gjykimin e lojës së Mirit.

Lexo gjithashtu:  DALIN REZULTATET: Ja kush largohet sonte nga Big Brother VIP Albania

“Se harrova dhe dikush të më shpjegojë diçka, roli i opinionistit është për të dhënë opinion neutral pa mbajtur anën e askujt aty brenda, apo e kam gabim unë, se deri tani e kam parë kështu,” – thuhet në tekstin e publikuar, duke u ankuar hapur për trajtimin që po i bëhet Mirit në Prime.

Lexo gjithashtu:  Këshilltarët e PS e shkarkuan/ Vjen lëvizja e radhës e Veliajt

Ajo që bie më shumë në sy është “kryqi” i kuq i vendosur përbri emrave të Ledion Liços, Arbër Hajdarit dhe faqes zyrtare të programit, duke nënkuptuar se ata kanë “rënë poshtë” dhe po mbajnë një anësi të qartë.

Lexo gjithashtu:  Paralajmerimi! Vjen njoftimi i PAPRITUR per Motin ne diten e Krishtlindjeve!

Përjashtim (me ironi) është bërë vetëm për Monika Kryemadhin, për të cilën shkruhet: “Po e mendon akoma se ku do të rrijë”.

Në fund, postimi i rishpërndarë nga bashkëshortja thekson se pavarësisht sulmeve nga produksioni, publiku që “ka sy dhe veshë”, mbetet krah Mirit.

Published inNews