Skip to content

U shfaq duke qarë për Selinën, reagon bashkëshortja e Mirit

Spektakli i djeshëm i “Big Brother VIP Albania” ka qenë i mbushur me tensione dhe të papritura, veçanërisht kur u vu në qendër të vëmendjes raporti i shumëpërfolur mes Mirit dhe Selinës.

Gjatë Prime-t, i pyetur drejtpërdrejt nga moderatori Ledion Liço nëse ka ndjenja për Selinën, Miri e mohoi kategorikisht diçka të tillë.

Por situata mori një tjetër rrjedhë kur produksioni transmetoi një klip nga Dhoma e Rrëfimit. Në atë video, Miri shfaqej i prekur dhe me lot në sy teksa shprehej: “Duan të na ndajnë. E dua, si njeri, është super vajzë.”

Lexo gjithashtu:  Data e sakte kur hiqet Pema e Vitit te ri

Ky moment shkaktoi një furtunë të vërtetë debatesh brenda dhe jashtë shtëpisë. Pas gjithë kësaj zhurme, vëmendja u kthye te reagimi i bashkëshortes së Mirit. Ajo ka zgjedhur të thyejë heshtjen duke ndarë në llogarinë e saj në Instagram një shkrim të Landit (mikut dhe kolegut të Mirit nga “West Side Family”).

Lexo gjithashtu:  Ngjarja e rende ne vend, vdes 40-vjecari! Gruaja dhe femijet tmerrohen kur shohin babane ne...

Në postimin e rishpërndarë nga bashkëshortja hidhen poshtë të gjitha aludimet për një romancë të mundshme, duke e cilësuar këtë situatë si një sajesë që po stër-përsëritet.

Lexo gjithashtu:  A e ka dhunuar Ramush Haradinaj? Anita jep detajet e forta!

“‘Njerëzit mund të pranojnë edhe marrëzitë më të skandaloze nëse përsëriten shpesh’. E tillë është edhe historia e ndjenjave ndaj Selin, një marrëzi që po përsëritet shpesh. MIRI, MIRI DHE VETËM MIRI,” – shkruhet në postimin e publikuar prej saj.

Published inNews