Skip to content

“Ishallah ta poshtëron dikush gruan jashtë”/ Mateo me fjalë të rënda ndaj Tanit!

Një moment shumë i tensionuar është regjistruar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku protagonist i debatit të fundit është bërë banori Mateo.

Gjatë një diskutimi të ashpër me Artan Kola, i njohur në shtëpi si Tani, situata ka degraduar në fjalë shumë të rënda.

Në pamjet që janë publikuar dhe po qarkullojnë në rrjet, Mateo i drejtohet Tanit me një deklaratë që ka shkaktuar reagime të forta si brenda shtëpisë, ashtu edhe tek publiku.

Lexo gjithashtu:  'Nuk e moren me ne BBV Kosova' Milaim Zeka leshon bomben! Olta Gixhari më kërcënoi, më tha se do më...

Në një moment të debatit, Mateo i thotë Tanit: Ishallah ta poshtëron një njeri jashtë gruan tënde.

Kjo deklaratë ka lënë të habitur banorët e tjerë, pasi përfshirja e familjarëve në debat është konsideruar një vijë e kuqe edhe brenda lojës.

Lexo gjithashtu:  Flet Porja: Ja çfarë parashikohet për muajin maj

Pas kësaj, atmosfera në shtëpi është tensionuar ndjeshëm, ndërsa disa banorë kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën.

Videoja është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale, ku ndjekësit e formatit kanë reaguar me komente të shumta.

Shumë prej tyre kanë kritikuar gjuhën e përdorur nga Mateo, duke theksuar se përmendja e familjes është e papranueshme në lojë.

Lexo gjithashtu:  Tr*nsgjinori shqiptar plas “b*mbën”: 89 ditët e tm*rrit kur me veshën fustan dhe më futën në dhomë me ...

Ndërkohë mbetet për t’u parë nëse produksioni i Big Brother VIP Albania do ta trajtojë këtë incident në spektaklin e radhës dhe nëse do të ketë ndonjë masë ndaj banorit për deklaratën e bërë gjatë debatit.

Published inNews