Skip to content

Çudit menaxheri: Selin dhe Miri njihen që jashtë Big Brotherit (Video)

Shpesh është diskutuar për Mirin dhe Selin, me gjithë luhatjet e marrëdhënies por edhe të banorit, i cili një herë qante dhe pranonte se e donte dhe një herë mohon kategorikisht çdo afeskion për të. Këtë herë, diskutimet nuk lidhen vetëm me atë që po ndodh brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, por edhe me të kaluarën e tyre.

Lexo gjithashtu:  Sulm i madh me raketa, konfirmohen dhjetra viktima

Në rrjet dhe në media është ngritur pyetja nëse dyshja mund të jetë njohur që më parë, para se të bëheshin pjesë e këtij reality show.

Së fundmi, gjatë një diskutimi në emisionin “Breaking”, menaxheri i VIP-ave Xhani Demika dhe ish-banori i BBVA Armir Tola ngritën dyshime se Miri dhe Selina mund të kenë pasur njohje të mëparshme për shkak të rretheve të tyre artistike.

Lexo gjithashtu:  Befason Marjana Çmeta: Foshnjën e ushqeja me gji në qeli, ja çfarë po i ndodh që nuk besohet

Demika parashtroi një pyetje që, sipas tij, është mjaft logjike duke iu drejtuar panelit:
“Unë kam një pyetje: Selin është 23 vjeç, është balerinë dhe ka qenë pjesë e shumë trupave të baletit. Miri vjen nga West Side Family, është këngëtar dhe artist. Ju mendoni se Miri dhe Selin nuk njihen jashtë?”

Deklarata ka shtuar spekulimet në publik, duke ngritur dyshime se rrugët e tyre mund të jenë kryqëzuar më herët në skenën artistike.

Lexo gjithashtu:  E fr*kshme! Pasojat e ngrohjes globale, ja ZONAT në Shqipëri që rr*zikojnë të fundosen nën ujë

Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga dy protagonistët nëse ata janë njohur para hyrjes në Big Brother VIP Albania, duke lënë hapur debatet dhe interpretimet mes ndjekësve të formatit.

Published inNews