Detajet e reja që po dalin në dritë rreth arrestimit të reperit Gjesti po marrin përmasa vërtet të frikshme, të denja për skenarë filmash aksion!
Sipas raportimeve të fundit nga emisioni Prive, situata e djeshme në zyrat e kompanisë “Onima” ka qenë shumë më e rëndë dhe dramatike nga sa u raportua fillimisht.
Sipas këtyre burimeve, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova” ka hyrë në ambientet e kompanisë i armatosur dhe në një gjendje tejet të rënduar emocionale.
Ai dyshohet t’i jetë drejtuar stafit të pranishëm me fjalë të rënda dhe kërcënuese, duke kërkuar drejtorin e kompanisë, Erkand Shabani: “Ku është se kam për ta vrarë!”
Në momentin që nuk e ka gjetur aty, në kulmin e këtij shpërthimi nervor, reperi raportohet se ka shkaktuar dëme të mëdha materiale brenda zyrave.
Ai ka perplasur tavolinat, ka thyer kompjuterët e punës dhe ka shkatërruar xhamat e ambienteve.
Tmerri ka marrë fund vetëm pas ndërhyrjes së shpejte të Policisë së Kosoves. Kur efektivet kanë mbërritur n vendngjarje, thuhet se e kanë gjetur Gjestin ende me armë në dorë. Arma pa leje i eshte sekuestruar menjehere dhe ai shtë venë në pranga.
Ndonëse burimet tregojnë se konfliktet mes reperit dhe drejtorit të “Onima” ishin të shpeshta prej kohesh, ato ishin mbajtur larg syrit te publikut dhe nuk kishin eskaluar kurre deri ne kete pike.
Megjithatë, pertej veprimit ekstrem dhe të pajustifikueshëm të Gjestit, ky nuk duket te jetë një rast i izoluar për “Onima”.
Raportohet se një numër i madh artistesh të njohur kanë pasur përplasje të ashpra dhe çështje të hapura ligjore me këtë kompani menaxhimi në të kaluarën.
Nëse një person në Kosove shpallet fajtor për të tre veprat penale, dënimi varet nga rrethanat konkrete, por Kodi Penal i Kosovës parashikon këto masa:
1. Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve (Neni 366)
Kjo vepër zakonisht dënohet me gjobë ose burgim deri në 5 vjet, në varësi të llojit të armës dhe rrethanave të rastit.
2. Kanosje (Neni 181)
Për kanosje parashikohet gjobë ose burgim deri në 1 vit, ndërsa nëse kanosja konsiderohet më e rëndë (p.sh. me armë apo në rrethana të veçanta) dënimi mund të shkojë deri në 3 vjet burg.
3. Asgjësim apo dëmtim i pasurisë (Neni 321)
Kjo vepër dënohet zakonisht me gjobë ose burgim deri në 3 vjet, ndërsa nëse dëmi është i madh ose ka rrethana rënduese, dënimi mund të rritet.
Sa burg mund të marrë në total?
Në praktikë, gjykata zakonisht jep një dënim të përbashkët për disa vepra penale. Nëse një person shpallet fajtor për të gjitha këto akuza, dënimi maksimal teorik mund të arrijë deri rreth 5–7 vjet burg, por në shumicën e rasteve dënimi është më i ulët, sidomos nëse nuk ka precedent penal.
