Skip to content

I FUNDIT/ Gjykata merr vendimin e rende për Gjestin

Pas seancës dëgjimore të zhvilluar me dyer të mbyllura, Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendimin zyrtar për Besart Kelmendin, i njohur gjerësisht si Gjesti, lidhur me incidentin e rëndë të ndodhur në zyrat e kompanisë “Onima”.

Kërkesa e Prokurorisë është aprovuar plotësisht dhe trupi gjykues ka vendosur që ta lërë ish-banorin e “Big Brother VIP Kosova” prapa hekurave, duke i caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Lexo gjithashtu:  Ja pse Rama nuk u thirr në OKB, DASH e “ka futur në rreth të kuq”, paralajmërimi i fortë nga SHBA

Mbi reperin rëndojnë zyrtarisht tre akuza të rënda penale:

“Kanosja”
“Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”
“Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Pse u mor kjo masë e ashpër dhe pse nuk u la i lirë?

Lexo gjithashtu:  ‘Një ditë me ngjarje TRAGJIKE dhe momente të vështira…’ Horoskopi për sot, ja cfarë ju pret

Në vendimin e zbardhur nga gjykata, sqarohet se paraburgimi është vlerësuar si e vetmja masë adekuate për të garantuar mbarëvajtjen e hetimeve. Gjyqtarja e procedurës paraprake ka argumentuar se ekzistojnë tre rreziqe konkrete nëse Gjesti do të hetohej i lirë:

Lexo gjithashtu:  E fundit! ‘Tronditet’ kabineti qeveritar/ Jep dorëheqjen kryeministrja, zbulohet arsyeja

Rreziku i ikjes (arratisjes).
Rreziku i ndikimit tek dëshmitarët e pranishëm gjatë sherrit.
Rreziku i përsëritjes së veprës penale.

Pavarësisht këtij vendimi, beteja ligjore nuk ka përfunduar. Pala mbrojtëse e reperit ka të drejtën e ankimimit në Gjykatën e Apelit, për të kërkuar një masë më të lehtë sigurie në ditët në vijim.

Published inNews