Skip to content

Vjen lajmi i madh nga SHBA: Ja kur pritet të përfundojë lufta me Iranin

Sekretari amerikan i Energjisë, Chris Wright, deklaroi se lufta mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani mund të përfundojë brenda pak javësh.

Sipas tij, përfundimi i konfliktit pritet të sjellë një rimëkëmbje të furnizimit global me naftë dhe një ulje të kostove të energjisë. Mediat e huaja raportojnë se Wright theksoi gjithashtu se fundi i luftës mund të jetë edhe më afër nga sa mendohet aktualisht.

Lexo gjithashtu:  Aksident në Lushnjë-Fier/ Makina ‘fluturon’ në ajer

“Unë mendoj se kjo luftë do të përfundojë patjetër në javët e ardhshme, madje mund të ndodhë edhe më shpejt se kaq. Por lufta do të përfundojë në javët e ardhshme dhe pas kësaj do të shohim një rimëkëmbje të furnizimit dhe një rënie të çmimeve”, u shpreh Wright gjatë një interviste në emisionin This Week të rrjetit amerikan ABC News.

Lexo gjithashtu:  “E dua Ilirin, atij dhe fëmijëve u kërkoj falje”, intervista ndryshe e Monika Kryemadhit në “Shqipëria Live”: Braçe politikani më i mirë, do e votoja për kryebashkiak

Deklarata e tij vjen në një moment kur tensionet në Lindjen e Mesme kanë ndikuar ndjeshëm në tregjet globale të energjisë, ndërsa investitorët dhe qeveritë po ndjekin nga afër zhvillimet që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në çmimin e naftës dhe të energjisë në mbarë botën.

Lexo gjithashtu:  Del emri dhe mosha, ky eshte personi qe u gjet i vd*kur ne hotel
Published inNews