Skip to content

Futbolli shqiptar humb nje yll, ndërron jetë në moshë të re sulmuesi i njohur

Futbolli është në zi pas ndarjes nga jeta të ish-sulmuesit të KF Egnatia, James Ayinde, i cili ka ndërruar jetë në moshën 24-vjeçare.

Futbollisti i ri humbi betejën me një sëmundje të rëndë në veshka, pavarësisht përpjekjeve të shumta dhe thirrjeve të familjes së tij për ndihmë financiare për trajtimin mjekësor.

Lexo gjithashtu:  Moti i keq ‘paralizon’ vendin/ Rrugë të përmbytura, e shtëpi nën ujë, nga reshjet e dendura (VIDEO)

James Ayinde ishte një produkt i akademisë së klubit nga Rrogozhina, ku arriti të ngjitej deri në ekipin e parë dhe të ishte pjesë e sukseseve që klubi ka arritur në vitet e fundit.

Lexo gjithashtu:  Ngjarje e Rëndë në Lezhe!

Përveç kontributit me KF Egnatia, sulmuesi ka luajtur edhe në Kategorinë e Parë me fanellën e KF Lushnja.

Ai kishte mbetur pa skuadër që nga korriku i vitit 2024, periudhë që përkoi edhe me përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore. Ndarja e tij nga jeta në një moshë kaq të re ka tronditur komunitetin sportiv dhe tifozët e futbollit në vend.

Lexo gjithashtu:  SKANDALI, Dalin fotot e Vangjush Dakos ne burg, me celular ne duar per 7 pale qejfe, zbulohet kush ia beri foton dhe sa vite burg rrezikon (FOTOT)
Published inNews