Skip to content

Tërmet në Greqinë e Veriut, lëkundjet ndjehen edhe në jugun e Shqipërisë

Lëkundje tërmeti janë regjistruar në orën 10:37 të kësaj të marte në Janinë në Greqinë Veriore, shumë afër kufirit me Shqipërinë.

Mësohet se forca e lëkundjeve ka qenë 4,1 ballë dhe se thellësia e tërmetit ka qenë 5,1 km. Lëkundjet sipas qendrës ESMC, janë ndjerë edhe në jugun e vendit tonë.

Ndërsa për momentin nuk janë raportuar për dëme materiale apo në njerëz nga autoritetet greke.

Kujtojmë që disa ditë më parë, në afërsi të kësaj zone, u regjistruan lëkundje të tjera tërmeti. Po ashtu gjatë javës së kaluar disa tërmete të tjera goditen edhe pjesë të tjera të Greqisë.

Lexo gjithashtu:  Kush është 'koka' e PD qe do arr stohet! Ervin Salianji “i përvishet keqas” Lorenc Vangjelit: Si ka mundesi qe e di?
Published inNews