Skip to content

Tragjedi në Vjenë/ Shembet skela, humbin jetën 4 shqiptarë nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vjenë, ku shembja e skelave në një kantier ndërtimi u mori jetën katër punëtorëve shqiptarë. Një tjetër, në gjendje kritike.

Një aksident i rëndë në një kantier ndërtimi në Vjenë të Austrisë ka përfunduar në tragjedi, duke lënë katër persona të vdekur dhe një të plagosur rëndë.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në lagjen Alsergrund, në rrugën Porzellangasse, gjatë punimeve për rikonstruksionin e një papafingoje. Sipas autoriteteve austriake, skelat dhe kolonat e betonit u shembën rreth orës 14:30, duke rrëzuar disa punëtorë në oborrin e një ndërtese të vjetër.

Lexo gjithashtu:  Çfarë ndodhi? Rogerti shpërthen në të qara (VIDEO)

Sipas raportimeve të mediave dhe familjarëve, viktimat dyshohet se janë shtetas nga Kosova. Mes tyre është identifikuar edhe Pajtim Bajrami nga fshati Klinë e Poshtme në Skënderaj.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së djalit të axhës… bashkë me tre shokët e tij nga Kosova”, thuhet në reagimin e familjarëve.

Tragjedi në Vjenë/ Shembet skela, humbin jetën 4 shqiptarë

Pajtim Bajrami- viktima

Zëdhënësi i zjarrfikësve të Vjenës, Martin Hofbauer, bëri të ditur se e gjithë struktura u shemb, duke zënë poshtë pesë persona. Operacioni i shpëtimit rezultoi i vështirë, pasi në disa raste materialet e ndërtimit u hoqën manualisht.

Lexo gjithashtu:  Hyn në fuqi vendimi - Përfitim i madh për shqiptarët që lëvizin në Europë – Detajet

Një punëtor 45-vjeçar u nxor i gjallë nga rrënojat, por me lëndime të rënda në kokë, shtyllën kurrizore dhe gjymtyrë. Ai u transportua në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Fillimisht pati dyshime për persona të tjerë të bllokuar, por rreth orës 18:00 autoritetet konfirmuan bilancin tragjik me katër viktima.

Policia dhe inspektorët e punës kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa zona është rrethuar dhe dëshmitarët po merren në pyetje.

Lexo gjithashtu:  Dhjetori nuk sjell mrekulli, por PARA të vërteta! Këto janë shenjat që do ta kenë BEKIM muajin
Published inNews