Skip to content

Zjarri i madh tek fabrika/ Ministri, ngre hipotezen: Mund të ketë qenë një s*lm t*rrorist

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në një fabrikë industriale të LPP Holding, në qytetin Pardubice në Çeki, duke ngritur dyshime për një sulm të qëllimshëm.

Sipas autoriteteve, flakët nisën gjatë natës në një depo dhe më pas u përhapën në një ndërtesë administrative. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar nga incidenti.

Lexo gjithashtu:  Behuni gati sot...! Do ndodhe gjate nates, fenomeni i Henes Blu (Ja cfare duhet te dini...)

Ministri i Brendshëm çek, Lubomir Mednar, deklaroi se ekziston një “lidhje e mundshme me një sulm terrorist”, duke theksuar se hetimet janë në vijim.

Lexo gjithashtu:  Kryeministri mbledh urgjent të hënën grupin parlamentar

Fabrika në fjalë bashkëpunon me kompaninë izraelite Elbit Systems, një prodhues i njohur i dronëve dhe pajisjeve ushtarake.

Ndërkohë, mediat çeke raportojnë se një grup protestuesish ka marrë përgjegjësinë për zjarrvënien, duke pretenduar se objektivi ishte një strukturë e lidhur me industrinë e armëve dhe me Izraelin.

Lexo gjithashtu:  Tërhoqi zvarrë protestuesin ne Zvernec, finalisti i Big Brother VIP ben reagimin e papritur per...

Policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes.

Published inNews