“Është shumë e rëndë që kam ardhur sot këtu, që të kërkoj moralin dhe nderin tim. Kjo grua që më ka sjellë mua këtu, më ka futu 7 pashë nën dhe”, tha në insertin prezantues të rubrikës “Shihemi në Gjyq” me juristen Eni Çobani, Abdyli.
Ai thotë se djali i ka thënë se ai nuk është babai i tij. Prandaj Abdyli në këtë seancë ndërmjetësi, i kërkon llogari bashkëshortes së tij, me të cilën ka gati 50 martesë, që ti tregojë se kush është babai i fëmijëve.
Ardit Gjebrea: Ka një moment kur fëmija nxehet dhe i thotë babait në mënyrë figurative, që ti nuk je babai im.
Abdyli-Meleqes: Me cilin i ke kalamajtë ti? Me kë i ke fëmijët, se kështu më tha djali jot?
Meleqe: Ore maskara mbylle gojën dhe fol mirë siç është për të folur.
Abdyli: Kush është maskara ti apo unë?!
