Skip to content

Aksident i rèndë/ Të rinjtë që udhëtonin me motor përplasen me taksinë, nderrojne jete në vend

Dy të rinj, një 23-vjeçar dhe një 20-vjeçare, kanë humbën jetën në orët e para të mëngjesit të së shtunës në një aksident në Milano, pasi motori me të cilën udhëtonin u përplas me një taksi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 në Viale Mugello, ku motori dhe taksia u përplasën me forcë. Si pasojë, dy të rinjtë që ndodheshin në motoçikletë humbën jetën në vendngjarje.

Lexo gjithashtu:  DALIN REZULTATET: Ja kush largohet sonte nga Big Brother VIP Albania

Sipas hetimeve fillestare të policisë lokale, motoçikleta po lëvizte përgjatë Viale Campania nga drejtimi i Piazza Piola.

Në kryqëzim, mjeti dyshohet se ka kaluar me semafor të kuq dhe është përplasur me një taksi që po udhëtonte drejt periferisë.

Lexo gjithashtu:  Të gjithë kujtojne se është nga Tirana, do habiteni kur të mësoni se nga është me origjinë Rudina Magjistari

Shoferi i taksisë, 61 vjeç, mbeti i plagosur pas përmbysjes së automjetit dhe u transportua me urgjencë në spital. Në vendngjarje ndërhynë ekipet e emergjencës, zjarrfikësit dhe policia.

Lexo gjithashtu:  Prokurorja tregon çfarë ka thënë djali i madh i Liridona Ademajt në prani të psikologut

Autoritetet kanë nisur një hetim për të përcaktuar me saktësi shkaqet dhe dinamikën e aksidentit, ndërsa dyshohet paraprakisht se mosrespektimi i semaforit mund të ketë qenë shkaku kryesor./topchannel

Published inNews