Skip to content

Një ditë pas ndryshimeve, kryeministri Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Ditën e nesërme, në orën 10:00, kryeministri Edi Rama do të mbledhë drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e Partisë Socialiste.

Mbledhja vjen pas ndryshimeve të drejtuesve politikë të 6 qarqeve, të prezantuara ditën e sotme në mbledhjen e Asamblesë së PS.

Kryesocialisti Rama largoi sot 4 drejtues qarqesh: Elisa Spiropalin, Benet Becin, Eduard Shalsin dhe Emirjana Sakon. Spiropali u zëvendësua në Tiranë nga Taulant Balla dhe Ogerta Manastirliu. Sako në Durrës u zëvendësua nga Blendi Klosi. Ministri Ermal Nufi zëvendëson Ulsi Manjën në Lezhë. Ermal Karakçi zëvendëson Benet Becin në Shkodër. Ulsi Manja zëvendëson Blendi Klosin në Dibër dhe Erjon Malaj zëvendëson Eduard Shalsin në Kukës.

Lexo gjithashtu:  Ia nxorren para PRIME-t, zbulohet ‘sekreti’ i errët i Rogertit te BBVA

Po ashtu Rama konfirmoi Bledi Çuçin në Vlorë, Niko Peleshin në Korçë, Mirela Kumbaron në Gjirokastër, Ervin Demon në Berat, Arbjan Maznikun në Elbasan. Ndërkohë Kukësi iu besua Erion Malajt.

Lexo gjithashtu:  U dhunua egersisht ne mes te Shkodres, vjen reagimi ‘bombe’ i drejtorit te AKU (Reagimi)

Ndryshimet në Qarqe

Qarku Tiranë – Taulant Balla- ikën Elisa Spiropali

Bashkia Tiranë – Ogerta Manastirliu

Qarku Durrës – Blendi Klosi- ikën Emirjana Sako

Qarku Lezhë – Ermal Nufi- zëvendëson Ulsi Manjën

Qarku Shkodër – Enea Karakaçi- ikën Benet Beci

Lexo gjithashtu:  TRONDITESE - Nëna mbyt foshnjën 5-javëshe pas sherrit me burrin. Mesazhi qe i dergon atij ju le pa fjale

Qarku Dibër – Ulsi Manja – zëvendëson Blendi Klosin

Qarku Kukës – Erjon Malaj- ikën Eduard Shalsi

Qarku Elbasan – Arbian Mazniku- Konfirmohet

Qarku Berat – Ervin Demo- Konfirmohet

Qarku Fier – Belinda Balluku- Konfirmohet

Qarku Vlorë- Bledi Çuçi- Konfirmohet

Qarku Gjirokastër- Mirela Kumbaro- Konfirmohet

Qarku Korçë- Niko Peleshi- Konfirmohet/Shqiptarja

Published inNews