Skip to content

Harta/ Sulmi ndaj Diego Garcia ngre alarmin, Shqipëria dhe vendet e BE në rrezen e raketave iraniane

Kapacitetet balistike të Iranit janë vënë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare pas një sulmi të synuar ndaj bazës strategjike amerikano-britanike në Diego Garcia, rreth 4.000 kilometra larg territorit iranian.

Sipas vlerësimeve të fundit, raketat iraniane mund të kenë një rreze veprimi deri në 4.500 kilometra, më e lartë se vlerësimet e mëparshme prej rreth 3.000 kilometrash.

Lexo gjithashtu:  Pak ore nga PRIME ndodh cudia: Çfarë ndodhi mes Mirit dhe Selinës?

Nëse kjo rreze konfirmohet, raketat e lëshuara nga pjesa perëndimore e Iranit mund të arrijnë teorikisht në zona të gjera të Evropës Perëndimore, deri në jug të Anglisë. Pra me rrezen e re, Shqipëria ndodhet në “syrin e ciklonit”.

Lexo gjithashtu:  Cfarë ndodhi në Ferma VIP, Zhaku i drejtohet Mozës (VIDEO)

Megjithatë, vendet evropiane mbështeten në një rrjet të gjerë mbrojtjeje ajrore të NATO-s, që përfshin sisteme radarësh në Turqi, instalime Aegis Ashore në Rumani dhe Poloni, si dhe prani detare të aleatëve në Mesdhe.

Lexo gjithashtu:  Selin fituese e “BBV5”, G Bani: Do kujtohet si e panjohura 23 vjeçare që qëndroi në krevatin e atij tjetrit, burrë i martuar

Sistemet kryesore të mbrojtjes përfshijnë interceptorët SM-3, të cilët synojnë të neutralizojnë raketat jashtë atmosferës përmes goditjes direkte, si dhe sistemet THAAD dhe Patriot, që përdoren për fazat përfundimtare të interceptimit.

Published inNews