Skip to content

Jep frymën e fundit 30 vjeçarja qe shkaktoi ngjarjen e rende

Detaje tronditëse kanë dalë në pah nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Podujevë të Kosovës ku e reja e cila i mori jetën të dashurit dhe gruas së xhaxhait të saj, Ardita Gashi raportohet se ka dhënë frymën e fundit në spital.

Burime për Sinjal bëjnë me dije se Ardita Gashi pas një shoku të përjetuar nga vrasja e dyfishtë që ajo bëri mbrëmjen e djeshme, ka ndërruar jetë në QKUK.

Lexo gjithashtu:  Jepet ALARMI/ Behuni gati, moti tmerrshem, Shqipëria pritet të përballet me

Lajmin e konfirmuar Mirlinda Qyqalla nga zyra për media në QKUK, duke bërë të ditur se përkundër përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk i mbijetoi plagëve të rënda.

Ndërkohë mediat vendase raportojnë se Ilaz Brahimi është gjetur i pajetë në makinën e tij. Ndërsa dyshohet se ai u mor peng nga 30-vjeçarja Ardita Gashi e cila pastaj hapi zjarr ndaj tij duke e lënë atë të vdekur në vend.

Lexo gjithashtu:  “Ti je qënke llum, je legen”, Rogerti i kthehet keq Mateos: Ti qenke hajdut shqiptar, ke zhvatur shtetin

Nga ngjarja e rëndë humbi jetën dhe gruaaja e xhaxhait të autores, Miradije Gashi e cila tentoi të ndërhynte mes dyshes në momenti kur dëgjoi të shtënat me armë zjarri. Mirëpo përpjekja për të qetësuar situatës mes çiftit, të moshuarës i kushtoi jetën. Ajo mori disa plumba në trup, ku fillimisht u raportua se është në gjendje të rëndë shëndetësore. Por fatkeqësisht mëngjesin e sotëm u raportua se ajo humbi jetën.

Lexo gjithashtu:  Kush është 39-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin e frikshëm

Kujtojmë se konflikti mes dyshes ka lindur për motive të dobëta. Sipas mediave vendase thuhet se Brahimi dhe Gashi ishin në proces ndarje, çka dyshohet të jetë bërë shkaku i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku u regjistruan 2 viktima.

Trupat e viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, ndërsa Policia e Kosovës ka sekuestruar armën dhe provat materiale nga vendngjarja.

Published inNews