Skip to content

I mori jetën gruas në Fier, dalin detajet e perditesuara te ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Fierit pasditen e kësaj të marte, ku një shtetas ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas ka qëlluar veten.

Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja është regjistruar në fshatin Kuman, ku shtetasi identiteti i të cilit ende nuk dihet, fillimisht ka qëlluar me armë zjarri bashkëshorten e tij dhe më pas veten.

Lexo gjithashtu:  ALARM NË SHQIPËRI - S*mundja e frikshme po përhapet në fshehtësi! Mjekët japin njoftimin urgjent: "Shumë persona e kanë, por

Fatkeqësisht si pasojë e plagëve të dy kanë gjetur vdekjen, ndërkohë që lidhur me këtë ngjarje tronditëse të minutave të fundit nuk ka një reagim zyrtar nga Policia.

Ngjarja ka ndodhur në Kuman të Roskovecit, në Fier, pasditen e sotme (24 mars).

Nga hetimet paraprake mësohet se krimi është kryer me armë zjarri pushkë, por rrethanat dhe motivet nuk janë zbardhur ende.

Lexo gjithashtu:  E PAPRITUR - Erion Veliaj del nga burgu më 31 tetor, zbulohet arsyeja e forte

Krimi ka ndodhur rreth orës 14:30. Autori që gjithashtu mbeti viktimë është Shefit Rrapaj, kurse viktima është Dashuri Rrapaj.

“Shtetasi Sh. Rr., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë), në banesë, bashkëshorten e tij, shtetasen D. Rr., rreth 75 vjeçe, dhe më pas ka vrarë veten”, thanë burime zyrtare.

Lexo gjithashtu:  Hëna e plotë e parë e vitit mbërriti! Si pritet të ndikojë tek te gjitha shenjat, por me shume FAT do kene

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

*Në foto Shefit Rrapaj vitet e fundit dhe Shefiti Rrapaj me gruan e tij Dashuri Rrapaj në moshë më të re.

Published inNews