Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një 48-vjeçare shqiptare dyshohet se ka tentuar të helmoje vjehrrën e saj me ilaç për minj duke ia hedhur në ushqim.
Gruaja është vendosur në masën e kujdesit paraprak nga gjykata e Savonës nën akuzën e vrasjes së mbetur në tentative.
Media italiane shkruajnë se asaj iu ndalua t’i afrohej viktimës dhe iu vendos byzylyk elektronik.
Hetimi nisi pas raportimeve të autoritetit shëndetësor, pasi e moshuara ishte shtruar disa herë në spital me probleme të përsëritura shëndetësore. Analizat zbuluan gjurmë të substancave toksike që lidhen me helm për minjtë.
Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti një pako me helm që përmbante brodifakum, i cili përputhej me substancën e gjetur në gjakun e viktimës.
Hetimet po vazhdojnë për të parë nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
