Skip to content

Dimri ‘nuk dorëzohet’, ulje temperaturash dhe dëborë në zonat malore/Çfarë paralajmëron meteorologia për ditët në vijim

Moti ka bërë një kthesë të fortë që prej ditës së djeshme. Ditët me diell ia kanë lënë vendin reshjeve të shiut e dëborës dhe temperaturave të ulëta këtë të premte.

Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar në nje studio televizive tha se kjo masë e ftohtë ajrore që ka përfshirë vendin tonë ka prekur të gjithë Europën.

“I kishim paralajmëruar këto kushte atmosferike që prej fillimit të javës. Kjo masë e ftohtë ka prekur të gjithë Europën. Sot dhe nesër do të kemi reshje mesatare të shiut në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër. Në lartësitë mbi 600 metra do të kemi reshje dëbore. Nesër do të kemi më shumë reshje se sot”, tha Gjoni teksa shtoi se kemi një ulje të temperaturave.

Temperaturat maksimale dhe minimale parashikohen:

Lexo gjithashtu:  SHBA 'braktis' Ramën! Zbardhet mesazhi tronditës i Ambasadës për qeverinë

Në zonat bregetare 7/12 gradë celcius;

Në zonat e ulëta 4/13 gradë celcius;

Në zonat malore -2/11 gradë celcius;

Ndërkohë edhe gjatë ditës së dielë dhe të hënë temperaturat do të luhaten rreth këtyre vlerave.

Lexo gjithashtu:  E FORTE! Dumani merr detyren e re pas ikjes nga kreu i SPAK, ja çfarë do bëjë tani e tutje

Gjoni shtoi gjithashtu se edhe fillimi i prillit do të sjellë reshje shiu dhe një mot të paqëndrueshëm me alternime kthjellimesh e vranësirash.

Lexo gjithashtu:  Pas eliminimit nga “BBVK” reagon për herë të parë banori
Published inNews