Mbledhja e përbashkët e zhvilluar sot mes grupit parlamentar të PS dhe qeverisë ka patur edhe një përplasje mes ministres për Marrëdhëniet me Kuvendin, Erjon Ismaili dhe deputetes Elisa Spiropali e cila e ka drejtuar më parë këtë dikaster.
Në sherrin mes Ismailit dhe Spiropalit u përfshi edhe vetë kryeministri Edi Rama, ndërsa mësohet se zanafilla ishte një gjest i ish-ministres së Jashtme gjatë kohës që Ismaili mbante fjalën.
Teksa ministrja prezantonte strategjinë e komunikimit, Spiropali kan isur të qeshë. Kjo ka bërë që Ismaili t’i drejtohej me fjalët, “zonja Spiropali s’ke pse qesh”. Ish-ministrja e Jashtme i është përgjigjur me fjalën “urdhëro?”.
Spiropali mësohet se i ka thënë ministres Ismaili t’i kërkojë falje. Burime bëjnë me dije se Rama i është kthyer Spiropalit me fjalët: “Nuk ndërhyn dot tek sa po flet Erjona”.
Kjo përplasje nuk u mbyll me kaq pasi Spiropali vijoi të ngulmonte që Ismaili t’i kërkonte ndjesë. Në këtë moment thuhet se ka ndërhyrë sërish Rama i cili e ka paralajmëruar Spiropalin.
‘’Mos më provoko të të nxjerr përjashtë’’- është shprehur ai.
Situatën në fund e qetësoi deputeti Erion Braçe i cili gjithashtu ndodhej i ulur pranë Spiropalit në fund të sallës. Versus.al
