Skip to content

Ngjarje e rende ne rrugen e Korces, ka te plagosur rende!

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Korçë-Maliq, ku si pasojë janë plagosur tre persona.

Mësohet se një mjet tip “Opel Corsa” ka qenë shkaktari i këtij aksidenti, teksa ka kërkuar të hyjë drejt një rruge dytësore në anën tjetër të karaxhatës, duke u goditur kokë më kokë me një mjet tip “BMW”.

Lexo gjithashtu:  E plote per te 12 shenjat, fati i tyre nga yjet

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar tre pjesëtarë të një familje, babai dhe dy fëmijët e mitur.

Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës ku po marrin mjekimin e nevojshëm. Ndërkohë, Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit./Shqiptarja

Lexo gjithashtu:  Burg per biznesmenin e njohur ne vend, akuza e rende ndaj tij (DETAJET)
Published inNews