Skip to content

Gjendet nje person i pajete ne lulishte

Trupi i një 52-vjeçari u gjet i pajetë në lulishten e qytetit të Sarandës, ndërsa hetimet për shkaqet e ngjarjes po vijojnë.

Policia vendore ka bërë edhe identifikimin e viktimës pak orë pas zbulimit të trupit. Ai është Fatmir Taka.

Lexo gjithashtu:  Rama thirrje diasporës: Të ndërtojmë së bashku Shqipërinë e vitit 2030 në Bashkimin Evropian

Sipas burimeve policore është gjetur nga shërbimet gjatë natës i pa jetë në një lulishte. Viktima qenë person që endej rrugëve dhe banor i Sarandës, nuk ka familje, veç disa të afërm.

Lexo gjithashtu:  Për dy vite rrobat e zeza nuk u “ndanë” nga trupi i saj! Gruaja e Gerti Bogdanit merr vendimin e madh për jetën e saj, tashmë kam vendosur të

Nga këqyrja paraprake nuk ka pasur shenja dhune në trup. Paraprakisht, sipas mjekut ligjor dyshohet vdekje natyrale.

Për shkak të kushteve jo të përshtatshme të morgut në spitalin e Sarandës, trupi i 52-vjeçarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për ekspertizë.

Lexo gjithashtu:  Prej kohësh e ‘zhdukur’! Vjen lajmi i keq për Anjeza Shahinin. E trishtë ajo çfarë i ka ndodhur
Published inNews