Skip to content

E rende, motori i avionit merr flake sapo u ngrit ne ajer

Një avion i kompanisë Delta Air Lines u detyrua të kryente një ulje emergjente në Brazil, pasi një defekt në motor u shfaq menjëherë pas ngritjes, duke shkaktuar edhe flakë.

Fluturimi DL104, me destinacion Atlantën, hasi një problem mekanik në motorin e majtë teksa po ngrihej nga Aeroporti Ndërkombëtar Guarulhos në São Paulo. Pamjet që qarkulluan në rrjetet sociale tregojnë shkëndija që dalin nën krahun e avionit në momentin e ngritjes, duke shkaktuar panik dhe shqetësim te pasagjerët.

Lexo gjithashtu:  Cmendet moti! Mos kujtoni se dimri mbaroj, ja si do të jenë ditët në vijim dhe fillimi i muajit prill

Sipas kompanisë ajrore, incidenti u shkaktua nga një “problem mekanik”. Avioni, një Airbus A330-300, arriti të ulej në mënyrë të sigurt, ndërsa ekipet e emergjencës ARFF (Shpëtimit dhe Zjarrfikjes së Avionëve) ndërhynë menjëherë në pistë.

Lexo gjithashtu:  Kush e tr*dhtoi Gilmando Danin? Dalin detajet e tm*rrshme

Pas uljes, të gjithë pasagjerët u transportuan me autobusë drejt terminalit të aeroportit. “Siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit është përparësia jonë më e lartë. U kërkojmë ndjesë klientëve tanë për vonesën në udhëtimin e tyre,” deklaroi kompania. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar mes pasagjerëve apo anëtarëve të ekuipazhit.

Lexo gjithashtu:  E BUJSHME! Deputeti plas te forten: Qeveria e zhytur në SKANDALE, zgjedhje të parakohshme...
Published inNews