Skip to content

E rende ne jug te vendit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Pavarësia”, në afërsi të rrugës “Çipaj” në qytetin e Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, pas një konflikti mes disa personave, ka humbur jetën 63-vjeçari Ismail Aliaj. Ai është transportuar me urgjencë në Spitalin e Vlorës, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Lexo gjithashtu:  E Bujshme - Ndahet cifti me i komentuar ne Shqiperi? Zbardhet detaji ‘i frikshem’ mes tyre

Burime nga spitali bëjnë me dije se viktima ka pësuar goditje në pjesën e fytyrës dhe të grykës, dëmtime që rezultuan fatale për jetën e tij.

Ndërkohë, nga përplasja ka mbetur i lënduar edhe djali i viktimës.

Policia e Vlorës ka nisur menjëherë veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë. sipas burimeve, mësohet se të tre personat e përfshirë në konflikt ishin të njohur me njëri-tjetrin.

Lexo gjithashtu:  Shuhet ëndrra e ish kryeministrit te Shqiperise?

Vlorë / Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:00, në vendin e quajtur “Rruga e Çipave”, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi B. A., 63 vjeç, është goditur me grushte nga dy shtetas, tashmë të identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Lexo gjithashtu:  Bëhuni gati! Paralajmërimi i FORTE: KUJDES! Ja çfarë do të ndodhë me motin sot gjate...
Published inNews