Skip to content

SPAK konfirmon aferën Rama-Pacolli me Aeroportin e Vlorës!

Të gjitha projektet e Bablokut po dalin afera korrupsioni, SPAK merr 3 të pandehur për Aeroportin e Vlorës!

Të gjitha projektet infrastrukturore që prezanton me bujë kryeministri, po dalin afera të pastra korrupsioni.

Aeroporti i Vlorës, na u shit si një super projekt, i cili do të rriste imazhin e vendit dhe do të shtonte numrin e turistëve. Por ky projekt jo vetëm që nuk po realizohet, por duket se është përfshirë nga skandalet e njëpasnjëshme.

Përveç përplasjeve mes administratorëve të kompanisë që po ndërton aeroportin, në lojë ka hyrë edhe SPAK, duke konfirmuar se pazari i Edi Ramës me Astrit Pacollin ka qenë një aferë e pastër.

Sipas burimeve, tre anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, që në mars të vitit 2021 shpallën fitues konsorciumin për ndërtimin dhe operimin e aeroportit, janë akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera”. Ata janë zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe sot SPAK u ka komunikuar akuzat.

Lexo gjithashtu:  Bela drejt b*rgut të Pogradecit? Zbulohet k*rcënimi i Ramës ndaj Prokurorit të SPAK! Kr*minelët jane vene ne levizje duke

Hetimet e SPAK fokusohen në mënyrën se si është zhvilluar procedura e dhënies me koncesion, nga momenti i shpalljes së parë në fund të vitit 2019 deri në përfundimin e saj në mars 2021. Dyshimet janë se, përmes veprimeve apo mosveprimeve, zyrtarët kanë favorizuar konsorciumin fitues, i përbërë nga “Mabco Construction”, kompania turke “YDA” dhe “2A Group”, në një projekt me vlerë rreth 104.3 milionë euro dhe me afat operimi 35-vjeçar.

Lexo gjithashtu:  Paralajmërimi i shefit te Qeverise: Pas anëtarësimit në BE, çmimet do të

Kontrata koncesionare u nënshkrua në prill të vitit 2021. Më pas u krijua edhe shoqëria koncesionare “Vlora International Airport”, me ndarjen fillestare të aksioneve mes tre kompanive. Por dinamika e projektit ndryshoi pas tërheqjes së kompanisë turke “YDA”, e cila shiti aksionet e saj te “Mabco Construction”, duke rikonfiguruar raportet mes ortakëve.

Kjo lëvizje u pasua nga përplasje mes aksionerëve të mbetur. Kompania “2A Group” ka pretenduar rritje të pjesëmarrjes në aksione deri në 49%, duke çuar çështjen në gjykatë. Konflikti ka marrë edhe dimension penal, pasi palët kanë depozituar kallëzime ndaj njëra-tjetrës për mashtrim, ndërkohë që një tjetër hetim lidhet me një kredi të marrë në emër të kompanisë koncesionare.

Lexo gjithashtu:  O*gji ne bashki dhe te infektuar me HIV? Trondit me reagimin organizatori i dyshuar

Paralelisht me zhvillimet mes privatëve, SPAK po vijon hetimet për të identifikuar përgjegjësi të mundshme edhe në nivele më të larta vendimmarrjeje. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se verifikimet nuk kufizohen vetëm te anëtarët e komisionit, por mund të shtrihen edhe te zyrtarë të tjerë të përfshirë në procedurë.

Projekti i Aeroportit të Vlorës, i njoftuar fillimisht në vitin 2018 si një investim strategjik, vijon të mbetet ende pa një afat të qartë për përfundimin dhe nisjen e operimit, ndërkohë që tashmë është shndërruar në objekt hetimi penal në disa drejtime. /Pamfleti

Published inNews