Skip to content

Aksident pranë QTU-së, një makinë përplas një tjetër dhe shkrumbohet nga flakët

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në afërsi të Qendrës Tregtare Univers (QTU), rreth orës 02:00 pas mesnatës.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet është goditur nga pas nga një tjetër mjet dhe s pasojë e përplasjes së fortë, makina që shkaktoi aksidentin është përfshirë nga flakët, duke u djegur plotësisht.

Lexo gjithashtu:  Ra nga ballkoni dhe nderroi jete ne duart e mjekeve, familjaret nxjerrin dyshimet e tmerrshme per 27-vjecaren qe la pas 2 femije

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy autoambulanca dhe një mjet zjarrfikës, të cilët kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve dhe dhënien e ndihmës së parë.

Lexo gjithashtu:  Zbulohet cfare po ndodh me Rexhina Nanon! Dalim pamjet e saj te fundit, dhe askush s'do e njohe (Foto)

Ende nuk dihet numri i personave që ndodheshin në automjete dhe as gjendja e tyre shëndetësore.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Lexo gjithashtu:  Lajm i buјshëm/ Мinіstrја е Кulturës lаrgоhеt ngа dеtyrа, ја sі kаndіdоn tаnі рër Раrіsіn!

Si pasojë e ngjarjes, është krijuar një radhë e gjatë automjetesh, që sipas raportimeve arrin deri në 4 kilometra.

Published inNews