Skip to content

Deklarata e forte e Ervin Karamucos

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka deklaruar mbrëmjen e kësaj të hëne se brenda strukturave të posaçme ka “spiunë”. Gjatë fjalës së tij në emisionin “Top Story”, Karamuço ka bërë me dije se prokurorë dhe eksponentë të politikës, ulen bashkë nëpër tavolina dhe shkëmbejnë informacione për çështje të ndjeshme.

Lexo gjithashtu:  Ngjarje e rëndë, ka humbje jete

Sipas tij, këto marrëdhënie shoqërohen me përfitime të mundshme personale, çka përbën një rrezik për pavarësinë e drejtësisë.

Karamuço ka theksuar më tej se këto fenomene janë të njohura edhe nga faktorë ndërkombëtarë, të cilët sipas tij, në disa raste kanë zgjedhur të mos reagojnë.

“Ka të dhëna që një dy prokurorë mbajnë kontakte me eksponentë të caktuar të politikës. Janë rakorduar herë pas here për çështje të ndryshme. Ka dhe hetues që ulen me deputetë dhe japin llogari se çfarë bëhet aty. Pra, do të them që dhe këta lëvizin për çështje të veçanta për të marrë ndonjë benefit të tyre. Askush nuk duhet, besimi ynë ka qenë që askush mos amnistohet nga këta, për shkak të këtyre benefiteve. Autoritetet ndërkombëtare kanë mbyllur sytë për disa gjëra të vogla. Amerikanët janë akoma pas SPAK”, ka thënë Karamuço.

Lexo gjithashtu:  “Këto shenja presin lajme të mëdha”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Shenja e zodiakut që do ketë prurje të papritura ekonomike
Published inNews