Skip to content

Tuneli i Llogarasë nga ky muaj me pagesë

Brenda këtij muaji pritet që tuneli i Llogarasë të nisë tarifimin e kalimit, pasi deri më tani kalimi është bërë pa pagesë.

Punimet për vendosjen e sistemit të pagesës janë në fazën përfundimtare, ndërsa këtë të hënë janë zhvilluar testet e fundit për funksionimin e pajisjeve.

Lexo gjithashtu:  E fundit! Ministrit të financave i ndalohet hyrja në Francë/ Zbardhet arsyeja

Në të gjithë tunelin janë vendosur kamerat e sigurisë dhe sistemet elektronike që do të mundësojnë tarifimin e çdo mjeti që kalon në këtë aks.

Pagesa do të fillojë nga 100 lekë për motoçikletat, ndërsa për mjete me tonazh të rëndë tarifa maksimale arrin deri në 5 mijë lekë.

Lexo gjithashtu:  Ska fund tm*rri per familjen ne Durrës, pas vd*kjes se djalit 15 vjecar, po ju ndodh nje tr*gjedi tjeter

Për autoveturat, kalimi do të kushtojë 250 lekë, ose 500 lekë vajtje-ardhje. Mjetet me karroceri do të paguajnë 500 lekë, ndërsa furgonët dhe autobusët do të tarifohen 1,000 lekë për kalim.

Lexo gjithashtu:  SHBA 'braktis' Ramën! Zbardhet mesazhi tronditës i Ambasadës për qeverinë

Autoritetet bëjnë me dije se pagesa do të zbatohet për të gjithë mjetet dhe ka për qëllim mirëmbajtjen dhe sigurinë e tunelit.

Published inNews